Shoqata e Kirurgëve Urologë Shqiptarë organizon eventin e parë "Aging Man" me mbeshtetjen e Shoqates se Urologeve te Kosoves dhe Spitalit Rajonal Shkoder. Eventi do te zhvillohet ne 19-20 Shtator ne Shkoder me pjesemarrjen e Kirurgeve Urologe te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut, Bosnje Hercegovines dhe rajonit.
Nder pjesemarresit e nderit do te jene:
Prof Carlo Bettocchi, President i Shoqates Europiane te Andrologjise
Prof. Ates Kadioglu, Anetar i Shoqates Europiane te Andrologjise dhe President Nderi i Shoqates Turke te Urologjise
Prof. Volkan Tugcu, Kirurg Urolog, nje nder ekspertet me te mire ne bote per Kirurgjine Robotike
Eventi do te perqendrohet tek problemet andrologjike, disfunksionet erektile, protezat peniene etj.
Ejani në Shkodër dhe bëhuni pjesë e këtij takimi të rëndësishëm profesional!
Tarifat e pjesemarrjes:
Mjekë – 3’000 ALL
Specializantë – 2’000 ALL
Infermierë – 2’000ALL
Pagesa do të kryhet On’Site, ditën e eventit.
Ju mirepresim!