Emërtimi i shoqatës do të jetë: "SHOQATA E KIRURGËVE UROLOGË SHQIPTARË", dhe në formë të shkurtuar SH.K.U.SH.
Është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, me karakter profesional, shkencor dhe edukativ.
Selia kryesore e shoqatës do të jetë në adresën: Rr: "Emin Duraku", Pall. 1, Shk 18, ap 7, Tiranë, Shqipëri.
Të promovojë zhvillimin profesional dhe shkencor të urologjisë në vend dhe jashtë tij.
Të organizojë aktivitete edukative (seminare, konferenca, trajnime, etj.) për profesionistët e fushës.
Të bashkëpunojë me institucione publike dhe private për përmirësimin e kujdesit urologjik.
Të mbështesë kërkimin shkencor në fushën e urologjisë.
Të mbrojë interesat profesionale të anëtarëve të saj.
Anëtarë të shoqatës mund të bëhen:
a. Mjekë urologë të diplomuar dhe të licencuar;
b. Mjekë rezidentë në specializimin e urologjisë;
c. Personel tjetër mjekësor me interes profesional në urologji (si anëtarë bashkëpunues);
Pranimi i anëtarëve bëhet me aplikim dhe miratim nga Bordi Drejtues.
Anëtarët kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitetet, të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet drejtuese.
Anëtarësia mund të ndërpritet në rast të:
Dorëheqjes
Shkeljes së etikës profesionale
Mosrespektimit të rregullores
Mosaktivitetit të vazhdueshëm.
Cdo anëtar ka të drejtë të shfaqë mendimin e vet të lirë, të diskutojë në mbledhje, të kërkojë llogari për përmbushjen e programit, për harxhimin e fondeve, të kundërshtojë në gjykatën kompetente për vendimet e shoqatës që vijnë në kundërshtim me ligjin dhe statutin brënda një muaji nga dita kur anëtari ka marrë njoftim për atë vendim. Cdo anëtar ka për detyrë të zbatojë më rigorozitet statutin e shoqatës dhe dispozitat ligjore në fuqi.
Organet drejtuese të Shoqatës janë:
a. Kuvendi i Përgjithshëm
b. Bordi Drejtues
c. Presidenti
d. Komisionet e përhershme ose të përkohshme (kur është e nevojshme)
Është organi më i lartë vendimmarrës, mblidhet të paktën një herë në vit dhe vendos për ndryshimin e statutit, përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë, mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre, shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit, miraton pasqyrat financiare vjetore të shoqatës dhe aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e organizatës jofitimprurëse dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, kontrollon rast pas rasti shpenzimet shoqatës gjatë veprimtarisë së saj;n xjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës, zjedh ose emëron anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv. Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë vote të barabartë, vendimet meren me shumicën e votave të anëtarëve që janë të pranishëm në mbledhje. Ndryshimi i statutit, përjashtimi i anëtarëve si dhe shpërndarja e shoqatës bëhet vetëm me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm të marrë me shumicë votash të antërëve të pranishëm.
Funksionet e Kuvendit:
Zgjedh dhe shkarkon Bordin Drejtues dhe Presidentin;
Miraton raportin vjetor dhe planin e aktiviteteve;
Miraton buxhetin dhe rregulloret e brendshme;
Vendos për ndryshime statutore ose shpërbërjen e Shoqatës.
Bordi përbëhet nga disa anëtarë (te paktën shtatë) dhe ka mandat 2 vjet.
Bordi Drejtues ka për detyrë të zbatojë vendimet e Kuvendit dhe të udhëheqë aktivitetin e përditshëm të Shoqatës.
Mbledhjet e Bordit thirren nga Presidenti ose me kërkesën e shumicës së anëtarëve.
Presidenti është përfaqësuesi ligjor i Shoqatës dhe zgjidhet nga Kuvendi.
Ai/ajo ka kompetencën për:
Përfaqësuar Shoqatën brenda dhe jashtë vendit;
Nënshkruar dokumentet zyrtare;
Thirrur dhe drejtuar mbledhjet e Bordit dhe Kuvendit;
Koordinuar punën ndërmjet organeve dhe komisioneve.
Pasuria e shoqatës krijohet më kontributin e përbashkët të themelueseve të saj, nga kuotat e anëtarësimit në këtë shoqatë, si dhe fitimet ose të ardhurat, që mund të realizohen nga veprimtaria ekonomike e ligjshme e kësaj shoqate. Burime të të ardhurave do të jenë gjithashtu edhe fondet, grantet dhe donacionet e ofruara nga subjektet private ose publike, shqiptare ose të huaja. Pasuria dhe të ardhurat e siguruara, do të përdoren vetëm për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë, për të cilin është krijuar kjo Shoqatë. Ndalohet në çfarëdolloj mënyre ndarja e fitimeve. Në mënyrë të hollësishme mënyra e sigurimit të të ardhurave të shoqatës janë përcaktuar Statut.
Shoqata funksionon në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse.
Çdo ndryshim i kësaj rregulloreje miratohet nga Kuvendi me shumicë votash.
Në rast shpërbërjeje, pasuria e mbetur e Shoqatës kalon në një organizatë me qëllime të ngjashme.